Rama në Konferencën e ambasadorëve: Po jetojmë kohën e transformimit historik

26 August 2024, 10:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Konferencën e ambasadorëve: Po jetojmë kohën e
Edi Rama

“Tirana Diplo 2024” titullohet konferenca e Ambasadorëve, e cila hap sot punimet në Tiranë.

"Jetojmë sot në një kohë të shënjuar nga një transformim historik i Shqipërisë e kush thotë të kundërtën injoron faktet apo më keq akoma lufton me faktet si në planin e brendshëm atë të shtet ndërtimit demokratik. Progresi i kësaj kohe është i dukshëm dhe I përshëndetur botërisht. Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajtur rol kyç në këtë kohë transformuese e duhen shtyrë edhe më tutje, tha Kryeministri Edi Rama.

Si provë që Shqipëria ka pësuar transformimin historik në diplomacinë ndërkombëtare dhe kjo falë dhe punës së ambasadorëve janë dhe dy evente të rëndësishme ndërkombëtare të cilat Shqipëria do të jetë organizatorja.

‘Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë  liderët e 44 shteteve europiane  nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi, vitin e ardhshëm  në samitin e Komunitetit Politik Europian. Do të jemi mikpritës të samitit të NATO-s në 2027. Gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Që Shqipërisë ti besoheshin të tilla role”.

 “Tirana Diplo 2024” mbahet nga 26-28 gusht në Pallatin e Kongreseve dhe janë të pranishëm ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Konferenca treditore ka nisur në orën 09.30, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat, Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj, Ministri i Financave janë të pranishëm në konferencë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është organizatore e konferencës që do të ketë në fokus sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.


Video