Rama: Lajm i trishtë ikja e Shehik Al-Sabah, u prehtë në paqe

18 December 2023, 20:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Lajm i trishtë ikja e Shehik Al-Sabah, u prehtë në paqe

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të udhëheqësit të Kuvajtit, emiri Naëaf Al Ahmad Al Sabah.

Në një postim në rrjetin social “X”, Rama thotë se mendimet e tij në këtë moment janë me popullin miqësor të Kuvajtit.

“Një ditë shumë e trishtuar për kombin e ngrohtë dhe miqësor kuvajtit! Mendimet e mia janë me popullin e Kuvajtit teksa vajtojnë për humbjen e udhëheqësit të tyre të nderuar, Lartësisë së Tij Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Përkushtimi i tij ndaj paqes dhe prosperitetit lë një trashëgimi të qëndrueshme. Kujtimi i tij i sjelltë ngushëllim familjes, popullit dhe të gjithë miqve të tij gjatë kësaj kohe dhimbjeje”, shkruan Rama.


Video