Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Presidenti i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.
Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!”, i deklaroi atij Presidenti Begaj.
Në zgjedhjet e 17 dhjetorit, Shaip Kamberi siguroi sërish mandatin në parlamentin e Serbisë