Berisha nuk shkon në mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Sot është fillimi i betejës pa kthim në rrugët e Tiranës

18 December 2023, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha nuk shkon në mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Sot
Sali Berisha

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha tha në një konferencë për mediat pak para nisjes së protestës së paralajmëruar nga grupimi i tij para Kuvendit se PD është e vendosur të përballet me Edi Rama.

Berisha tha se sot çdo demokrat dhe demokrate e vërtetë ndihet një luftëtar i lirisë.

Ai e cilësoi një poshtërim të parlamentit kërkesën e SPAK për të kërkuar heqjen e imunitetit të tij në një kohë që më parë kishte vendosur një masë sigurie ndaj tij dhe nuk pranon të jetë në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.

"Fillimi i betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, në sheshet e saj, në skajet e vendit. PD është e vendosur t'i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë, sundimit të Ramës, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Sot çdo demokrat dhe demokrate i vërtetë ndihet një luftëtare dhe luftëtar i lirisë, i betuar për shembjen e regjimit, i cili vjedh ata sa kurrë ndonjëherë në historinë e tyre", tha Berisha. 


Video