"Duhet të betohet", Berisha për ‘Belerin: Ç'mëkat është nëse Beleri thotë se i përket pakicës greke, ai ashtu ndjehet

16 December 2023, 13:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Duhet të betohet", Berisha për ‘Belerin:
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia.

Në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, ish-kryeministri Berisha tha se Fredi Belerit duhet t’i lejohet betimi, ndërsa shtoi se nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet mandati.

“Çfarë po kërkon Mitsotaks? Po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si janë trajtuar shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin. Pse e kanë bërë betimin ata? Sepse ai që nuk është dënuar është i pafajshëm. Nëse pretendon se Beleri ka bërë krim, kur të behet dënimi, t’i merret mandati. Çfarë mëkati është nëse Beleri thotë i përket pakicës greke në Shqipëri? More zotëri ai është ai që ndihet. E ka zgjedhur bota këta punë”, u shpreh Berisha.


Video