Ndezën tymuese në Parlament, përjashtohen nga Kuvendi tre deputetë të tjerë të PD

15 December 2023, 16:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndezën tymuese në Parlament, përjashtohen nga Kuvendi tre
Kaosi në Parlament

Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli të cilët zhvilluan kaosin në seancën e një ditë më parë teksa kolegët e përjashtuar të Rithemelimit u përplaseshin me gardën në oborrin e parlamentit, janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi.

Ata do të mungojnë në seancën e ardhshme, duke iu bashkuar kështu deputetëve të tjerë të përjashtuar më herët, Sali Berisha, Flamur Noka, Ervin Salianji e të tjerë.

Pas kaosit në seancat e fundit, maxhoranca ka kërkuar të ashpërsojë masat, duke zgjatur deri në 2 muaj përjashtimet.


Video