Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të largojnë nga detyra nënkryetarët e Bashkive.
Në fjalën e tij, Rama u bëri "kërkesën" kryebashkiakëve, por u prit me të qeshura në sallë.
Megjithatë kjo shkaktoi edhe paralajmërimin e kreut të qeverisë.
Ai u kujtoi të gjithë kryebashkiakëve socialistë se shumë shpejt po afrohen edhe zgjedhjet lokale, çka do të thotë që shumë prej tyre mund të mos rikandidohen në krye të Bashkive.
Rama: Meqë ra fjala edhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur dhe të rraskapitur. Ju qeshni sepse e kuptoni që vetëm ju nuk ndryshoni dot. Por edhe 2 vjet keni...doni të zgjasni? Kjo nuk është për humor e para. Ajo që them unë është që tek nënkryetarët bëni mirë që të bëni një ndryshim të madh. Edhe ju vetë e ndjeni se po i mbani në krahë dhe që qeshët u kujtuat se në cilën orë të gjumit janë ata dhe ju jeni në Durrës këtu.