VIDEO/ "A të ** r*bt, dil o trim", qëllohet me MOLOTOV në Theth fadroma e IKMT-së!

11 Korrik 2025, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatmir Metaj

Tensionet në zonën e Tethit vijojnë të përshkallëzohen ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po çon përpara aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.

VoxNews ka siguruar videon e momentit ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar fadromën e IKMT-së, ku ishte i hipur edhe drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Metaj.

"Dil o trim, dil o të q**sha motrën" dëgjohet të thotë ai, teksa shikon nga zona e pyllëzuar mbi rrugën, nga ku persona të paidentifikuar sulmuan përfaqësuesit e shtetit me molotovë.

Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit rrethuan zonën dhe kanë nisur kërkimet për autorët e dyshuar.

Po ashtu raportohet se forca nga FNSH janë nisur drejt Thethit nga kryeqyteti për të ndihmuar autoritetet.


Video