Aksioni i SPAK në Shkodër/ Kush është ish-shefi i Krimeve të Tiranës, i shpallur në kërkim për trafik droge?

11 Korrik 2025, 14:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Dani

SPAK ka goditur një grup kriminal të tafikut të drogës nga Amerika Latine, ndërsa lëshoi 13 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë policie.

Gjatë aksionit të SPAK në Shkodër u arrestuan 8 persona, ndërsa në kërkim u shpallën 5 të tjerë. Raportohet se mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-oficeri i policisë, Erion Dani.

Ish-zyrtari i bluve, Erion Dani ka ushtruar detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, por është larguar nga policia.

Vendimi mësohet se aksioni eshte ne vazhdën e  operacionin “Ura”. Grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine, janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850 deri në 1000 kilogram.

Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi. Goditja e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc.

Kujtojmë se kreu i PD-së  Sali Berisha e ka përmendur më herët Erion Danin ku ka denoncuar në vitin 2019 se në Komisariatin numër 4 në kryeqytet punonjë agjentë që janë të skeduar nga policia dhe nuk kanë çertifikatën e sigurisë.


Video