SPAK lëshon 13 urdhër-arreste në Shkodër, mes tyre edhe zyrtarë policie!

11 Korrik 2025, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: SPAK/ Shkodër/ Policia

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion në Shkodër, duke lëshuar 13 urdhër-arreste për persona të dyshuar për vepra korruptive dhe kriminale.

Dyshohet se grupi griminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe zyrtarë të policisë, të cilët dyshohen për përfshirje në skema të paligjshme.

Operacioni është pjesë e përpjekjeve të SPAK për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. 


Video