Rama e caktoi në Tiranë, Erion Braçe me mesazh falenderues per divjakasit: 12 vite janë një jetë

28 January 2025, 16:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama e caktoi në Tiranë, Erion Braçe me mesazh falenderues per
Deputeti Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pasi Edi Rama e caktoi në Njësinë 5 në Tiranë, duke u larguar kështu pas 12 vitesh nga Divjaka ku edhe kishte kandiduar si deputet.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Braçe falenderon socialistët e Divjakës dhe shprehet mirënjohës ndaj tyre.

Mesazhi i Braçes:

FALEMINDERIT ME ZEMER DIVJAKE

FALEMINDERIT PAFUND KOLONJES, BUBULLIMES, KRUTJES, ALLKAJT, LUSHNJES, FIERIT!

12 vite jane nje jete;

Nje jete e kaluar me njerez te mire e punetore; nje jete betejash per ndryshim, zhvillim e mireqenie;

ASNJE E HUMBUR, TE GJITHA TE FITUAR!

Nje jete e cila me dha mundesine te mesoj BUJQESINE, BLEGTORINE, PUNEN ME TE BUKUR NE BOTE, ATE QE USHQEN FEMIJE E TE RRITUR!

Jam perulesisht mirenjohes ndaj secilit prej jush;

LUFTUAM, FITUAM, NDRYSHUAM PER MIRE MYZEQENE E BUKUR!

Jeni miq per gjithe jeten;

ASGJE NUK NDRYSHON PER KETE!


Video