Qindra shqiptarë të Kosovës mbahen peng në Serbi, asnjë reagim nga qeveria shqiptare!

17 April 2024, 15:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qindra shqiptarë të Kosovës mbahen peng në Serbi, asnjë

Rreth 300 shtetas shqiptarë të Kosovës janë duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë dhe në kushte çnjerëzore në doganën serbe në kufi me Kroacinë prej orëve të mbrëmjes.

Atyre u janë marrë pasaportat dhe po mbahen mesa duket si një hakmarrje primitive e Serbisë ndaj vendimit të të pranimit të Kosovës në KiE.

Shumë prej tyre janë ndjerë keq pasi u është privuar ushqimi, uji dhe medikamentet, skena që të kujtojnë edhe vuajtjet e disa viteve më parë të shqiptarëve në doganat greke.

Megjithatë ajo që bie në sy është se asnjë politikan i lartë në Shqipëri nuk ka reaguar publikisht për këtë skandal.

As kryeministri Edi Rama, as ministri i Jashtëm, presidenti, apo edhe zërat nga opozita shqiptare.


Video