Meta flet për dorëheqjen e Braimllarit: Zgjodhi paqen pa kuptuar që luftën e ka brenda

17 April 2024, 12:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta flet për dorëheqjen e Braimllarit: Zgjodhi paqen pa kuptuar
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për dorëheqjen e nënkryetarit Endit Barimllari. Në konferencën për mediat, Meta tha se Braimllari është i mirëpritur në Konventën e Partisë së Lirisë.

"Është i mirëpritur në konventë, siç ka qenë i lajmëruar në të gjitha mbledhjet, siç ka qenë i lajmëruar nga Tedi për të dalë para Erion Velisë. Ne po e presim me shumë dashuri në konventë t’i thotë këto gjëra, unë kam përshtypjen që ju bëni diversion dhe nuk është mirë që të bëjmë diversion", tha ai.

Gazetari: Po citoj Braimllarin: Më është pamundësuar funksioni im si nënkryetar

Ilir Meta: Meqë po citoni, unë po citoj Stalinin. Kur vija politika është e qartë dhe partia jonë është e qartë me e qartë se çdo parti tjetër, faktor vendimtar për fitoren mbeten organizmi. Po citoj Churchill: Midis luftës dhe paqes, Chumberlen zgjodhi paqen pa e kuptuar që luftën e ka brenda. Malet tona më të larta ne e kemi një betejë vendimtare luftën me mafien dhe çdo segment që punon për të kudo për ti kthyer lirinë shqiptarëve.


Video