PS paralajmëron ndryshime në shtator: Absurde si një sekretar partie i shpallur non grata përdhos institucionin e Kuvendit

15 August 2022, 14:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS paralajmëron ndryshime në shtator: Absurde si një sekretar
Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla paralajmëron me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtatot do të ndërmerren hapa konkret ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se është absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga ShBA dhe Britania vazhdon të përdhosë institucionin e Kuvendit me praninë dhe gjuhën e tij.

Nuk dihet nëse bëht fjalë për ndonjë projektligj që ndalon kandidimin e personave "non grata" apo të atyre që kanë patur poste në kohën e diktaturës komuniste.

"Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij." shkruan Balla teksa ka postuar një foto të Berishës me Enver Hoxhën.

 


Video