Tema e "Ballkanit të Hapur" nuk u përmend fare në asnjë prej fjalimeve të presidentëve Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj, por për këtë temë ata nuk kanë diskuara as në takimin që patën "kokë më kokë" me njëri tjetrin.
Osmani është pyetur në lidhje me këtë gjë pas konferencës së përbashkët me Begajn dhe tha se në bisedë nuk i ra radha çështjeve që nuk kanë dekordësi mes dy vendeve, përderisa janë shumë e shumë ato që kanë dakordësi të plotë.
“Kemi gjetur aq shumë pika që pajtohemi saqë atyre shumë pak në të cilat nuk rakordohemi nuk i erdhi radha. Në e respektojmë qëndrimin e Shqipërisë për këtë çështje, ndaj njëjtë kërkojmë që edhe të respektohet qëndrimi ynë. Arsyet pse e kemi kundërshtuar ende qëndrojnë. Serbia fillimisht të ndalojë retorikën konflikt nxitëse, të respektojë integritetin tonë shtetëror, të na njohë si shtet dhe më pas flasim për këtë gjëra”, tha Osmani.