PS ndan deputetët në komisione, Balla kërkon disiplinë: Mos mungoni në mbledhje!

22 September 2025, 11:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS ndan deputetët në komisione, Balla kërkon disiplinë: Mos
Kuvend

Në nisje të legjislaturës së re në Kuvend, Partia Socialiste ka bërë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione.

Ndarjen e deputetëve e ka komunikuar, Taulant Balla në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe kreu i grupit ka kërkuar nga deputetët disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione që të shmangen shtyrjet e mbledhjeve për shkak të mosarritjes së kuorumit.

Përbërja e komisioneve parlamentare do të miratohet në seancën e ardhshme në Kuvend.

 


Video