"Fajin e ka Aqif Rakipi", Partia Socialiste nuk përjashton Ornaldon

19 April 2022, 12:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Fajin e ka Aqif Rakipi", Partia Socialiste nuk përjashton
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe ish deputeti Aqif Rakipi dhe djali i tij

Partia Socialiste ka marrë vendimin për deputetin Ornaldo Rakipi, djalin e Aqif Rakipit, i cili u shpall non grata nga SHBA. 

PS deklaron se përgjegjësia është e Aqif Rakipit dhe 'Non Grata' është personale, jo familjare, ndaj ai nuk përjashtohet nga Grupi Parlamentar.

Mësohet se vendimi është marrë me shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që një prej atyre që ka kërkuar përjashtimin e Rakipit është kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Ai është shprehur se PS nuk mund të mbajë dy standarde në raport me SHBA-të.


Video