PS mbledh nesër Asamblenë, Rama do të japë mesazhe të forta dhe urdhëron ‘blindimin’ e mbledhjes

10 February 2024, 15:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS mbledh nesër Asamblenë, Rama do të japë mesazhe të
Edi Rama

Partia Socialiste do të mbledhë paraditen e së dielës Asamblenë Kombëtare.

Arsyeja e thirrjes së këtij forumi drejtues nga kryesocialisti Edi Rama në ftesën që ju është shpërndarë anëtarëve, lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste.

Rama ka vendosur që mbledhja të bëhet krejtësisht e mbyllur dhe pa praninë e kamerave edhe në pjesën kur mban fjalimin vetë ai.

Një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në parti brenda Marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit.

Veç organizimit, në Asamble do të ketë edhe mesazhe politike.

Asambleja e të dielës i paraprin Kongresit Zgjedhor të pranverës ku do të votohet dhe për anëtarët e rinj të Asamblesë, të cilët pas konstituimit kanë detyrën të zgjedhin Kryesinë e re mes emrave të propozuar nga kryesocialisti.


Video