Shkaktoi kaos në Kuvend, Paloka përjashtohet me 40 ditë sipas rregullores së re

9 February 2024, 16:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkaktoi kaos në Kuvend, Paloka përjashtohet me 40 ditë sipas
Deputeti i PD, Edi Paloka duke djegur rregulloren e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është përjashtuar me 40 ditë nga Kuvendi, për shkak të kaosit të shkaktuar në seancën e djeshme.

Sipas Sekretarit të Etikës, Paloka dhe deputeti Petrit Doda i cili u përjashtua për 20 ditë, kanë ofenduar, shtyrë punonjësit dhe shkaktuar trazira në seancën plenare të së enjtes.

Paloka gjithashtu bëhet deputeti i parë i Parlamentit që përjashtohet për një periudhë kaq të gjatë, pas ndryshimeve të bëra nga socialistët për rregulloren e re.


Video