Rihapja e basteve online? PS tërheq nga votimi projektligjin për “Lojërat e Fatit”!

8 February 2024, 10:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rihapja e basteve online? PS tërheq nga votimi projektligjin për
Parlamenti

Mazhoranca socialiste është tërhequr sot nga votimi i projektligjit për “Lojërat e Fatit”.

Kërkesa ka ardhur nga Grupi i PS, ndërkohë që Lindita Nikolla propozoi votimin e ndryshimit të rendit të ditës.

Në një kohë që deputetët ishin duke protestuar, mazhoranca ka votuar me 74 vota pro, heqjen nga rendi i ditës i nismës ligjore për lojërat e fatit.

“Me kërkesë të Grupit të PS është kërkuar tërheqja nga diskutimet i projektligjit për lojërat e fatit. Miratohet më 74 vota pro”, u shpreh Nikolla.


Video