Deputetët e përjashtuar nuk lejohen të hyjnë në Kuvend, Noka i hedh miell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe punonjësve të Gardës

8 February 2024, 09:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetët e përjashtuar nuk lejohen të hyjnë në Kuvend,
Noka i hedh miell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe punonjësve të Gardës

Deputetët e grupit të Gazment Bardhi dhe “Rithemelimit” janë mbledhur jashtë Kuvendit, ku për pak minuta do të nisë seanca plenare.

Garda ka rrethuar derën e Kuvendit, për të mos lejuar deputetët e përjashtuar të grupimit Bardhi – Berisha të hyjnë në sallë. Deputetët e opozitës u afruan drejt Gardës dhe Flamur Noka hodhi miell drejt tyre.

Noka nuk kurseu as sekretarin e Përgjithshëm, Genc Gjonçaj.

“Garda ka marrë fytyrën e narkoregjimit. Ne përfaqësojmë popullin shqiptar. Popullit shqiptar nuk i njihet asnjë e drejtë. Për çfarë jemi ne këtu, që t’i bëjmë Pazar Ramës dhe fresk Lindës. Jemi për të përfaqësuar ata që duan lirinë. Të na thotë dikush se çfarë rruge duhet të ndjekim”, u shpreh Noka për mediat.

 

 



Video