Edi Paloka djeg rregulloren e Kuvendit, kërcënon Ramën!

8 February 2024, 10:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Paloka djeg rregulloren e Kuvendit, kërcënon Ramën!
Edi Paloka

Pasi mbajti fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Edi Paloka dogji rregulloren e parlamentit. 

Paloka ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama se do ta presë i njëjti fat me diktatorin Enver Hoxha.

Deputeti kishte dhe një mesazh për Lulzim Bashën, i cili ishte pjesë e seancës së sotme.

Fjala e Palokës në Kuvend:

Së pari, në fakt fjalën i kisha për atë që nuk ka ardhur sot. Doja t’ju kujtoja, me 20 shkurt 91 unë kam qenë në grevë urie, nga një televizor që kishim ndiqnim se çfarë bëhej në Tiranë.

Pasdite erdhën qytetarët sollën copat që kishin tërhequr  zvarrë diktatorin.

Ne dolëm nga greva dhe unë doja të bëjë një foto me copa të diktatorit, por nuk arrita, sepse njerëzit kishin urinuar mbi të.

Ky që mendon se është i fortë, se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se kur t’i vijë dita dhe atij era shurrë do t’i vijë dhe ju që i shkoni pas mendoni dhe ju fundin tuaj.

Ky nuk është parlament dhe ju e dini shumë mirë ketë. Pamja e këtij parlamenti flet boll, nëse ju gënjen mendja se do ecni me disa që keni marrë këtu, e keni gabim.

Diktatorët një fund kanë, lëreni ta mbuloi shurra sheqin tuaj, mos i shkoni pas. Nuk ka parlament derisa të vendoset normaliteti dhe t’i vendosen të drejtat opozitës.


Video