Avokat Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë këtë muaj.
Në emisionin “Top Story”, Ngjela tha se SHBA ka interes të rëndësishëm te Shqipëria dhe Kosova, pasi i sheh si shtete jo-sllave që garantojnë sigurinë në rajon.
“Në funksion të Shqipërisë ka vazhdimësi, dhe jo tani. Realisht ka filluar në vitin 1919, kur sllavët dhe grekët menduan se na eliminuam, doli Ëillson dhe e dimë të gjithë. Këta thoshin që nga Rusia na ka shkëputur Enver Hoxha, jo doli doktrina Kennedy. Doktrina Kenedy thotë që të shtyhet drejt Kinës, dhe nëse Kina nuk ka para për t’ia dhënë Shqipërisë, t’i japim Kinës që t’ja japë Shqipërisë. Pastaj erdhi lufta e Kosovës. Pse gjithë ky interes ndaj Shqipërisë. Nuk jemi sllavë, dhe konflikti anglo-sakson në këtë zonë është me sllavët, sepse hyn në lojë Rusia. Hiq Malin e Zi, këto të tjera janë në sferën, që bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është siguri për këtë çështje.
Kurti ka hedhur një ide nacionaliste për eliminimin e dinarit, të jemi realist. Ata monedhë kombëtare kanë Euron, por e kanë lejuar në këto komuna. I kanë bërë dëme të mëdha financiare me dinarin. Shoqëria nuk pyet e kujt është dinari, fitoj apo s’fitoj unë thotë ai. Kurti mori një masë ekstreme”, deklaroi Ngjela.