PS kërkon masë disiplinore ndaj 5 deputetëve që bllokuan foltoren e Kuvendit (EMRAT)

6 October 2023, 16:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS kërkon masë disiplinore ndaj 5 deputetëve që bllokuan
Kuvendi i Shqipërisë

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të cilët në përfundim të seancës së djeshme bllokuan foltoren e Kuvendit si dhe podiumin, duke bërë që të anulohej votimi për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

PS ka kërkuar masa ndaj Elda Hotit, Albana Vokshit  Bledion Nallbatit, Zheni Gjergjit dhe Lefter Gështenjës.

Kujtojmë se një ditë më parë, deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet.

Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.


Video