E qëlloi pasi i filmoi telefonin Berishës, Flamur Noka i kërkon ndjesë kameramanit të Kuvendit

5 October 2023, 16:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E qëlloi pasi i filmoi telefonin Berishës, Flamur Noka i kërkon
Deputeti Flamur Noka duke i kërkuar ndjesë kameramanit të Kuvendit

Deputeti demokrat Flamur Noka duket se është penduar për gjestin e tij sot në Parlament, ku qëlloi një kameraman që po i filmonte telefonin Sali Berishës.

Episodi shkaktoi reagimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.

Ky i fundit u përgjigj duke thënë se është e turpshme të fimohen telefonat e deputetëve të parlamentit.

Por në përfundim të seancës, ai ka ndarë në rrjetet sociale disa foto me kameramanin, duke thënë edhe se i ka kërkuar ndjesë.

“Një ndjes miqesore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka në Facebook.


Video