Skandali/ Flamur Noka godet me rregulloren e Kuvendit kameramanin: Po filmonte Berishën!

5 October 2023, 11:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali/ Flamur Noka godet me rregulloren e Kuvendit kameramanin: Po filmonte
Flamur Noka/ Sali Berisha

Një incident ka ndodhur në Kuvend ku deputeti Flamur Noka ka goditur me rregulloren e Kuvendit një operator i cili sipas Nokës po filmonte telefonat e deputetëve.

Noka tha se kamera ishte e fokusuar në telefonin e kreut të PD, Sali Berishës, i cili kishte hapur një video denoncuese në Whats App.

Në lidhje me veprimin e deputetit demokrat reagoi dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.

“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla.

Nga ana tjetër deputeti Noka u shpreh se është e turpshme të fimohen telefonat e deputetëve të parlamentit. “Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha Noka.


Video