Kërcënimi i dy prokuroreve nga banda e Haxhiut, reagon Ambasada e SHBA: Thellësisht të shqetësuar

4 October 2023, 17:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcënimi i dy prokuroreve nga banda e Haxhiut, reagon Ambasada e
Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas publikimit në media të informacioneve se i shumëkërkuari i drjetësisë shqiptare, Laert Haxhiu kishte kërcënuar dy prokurore.

Ambasada e SHBA shpreh shqetësimin për këtë situatë dhe thotë se populli shqiptar kërkon një sistem drejtësie që funksionon pa kërcënime.

Ambasada e SHBA rithekson mbështetjen e palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri që luftojnë  korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Mesazhi i plotë i Ambasadës amerikane në Tiranë:

Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje.

Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.


Video