“Akuza për blerje votash, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, Ambasada e SHBA mirëpret raportin e ODIHR: Të zbatohen rekomandimet

3 October 2023, 17:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Akuza për blerje votash, keqpërdorim i burimeve
Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret raportin e ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 majit, teksa nënvizon rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të publikuara në këtë raport.

Ndër problematikat që ODIHR ka konstatuar, Ambasada e SHBA ka përmendur keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, parandalimi i frikësimit të votuesve dhe garantimi i fshehtësisë së votës.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë”, deklaron Ambasada e SHBA në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit.

Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë.


Video