Gjatë konferencës për mediat, Adriatik Lapaj ka hedhur akuza të forta ndaj Endrit Shabanit, pas përplasjes mes tyre, e cila nisi se kush do e merrte mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet më 11 Maj.
Sipas Lapajt, Shabani dhe daja i tij, Zeqir Kordhoni kërkojnë që mandatin e deputetit ta çojnë tek Edi rama dhe ky i fundit t’i bëjë 84 mandate në Kuvend.
Ai shtoi se ndodh gjatë rrugës që dikush të çmendet, shitet dhe të tradhtojë.
Lapaj deklaroi më tej se nga sondazhet dilte se Endrit Shabani dhe Nisma Thurje nuk kishin as 0,2% të votave, por tha se koalicionin me ta e bënë për frymë.
Po ashtu, Lapaj bëri me dije se Shabani i ka kërkuar drejtimin e koalicioni për dy vite, kandidimin për Bashkinë e Tiranës si dhe një fond prej 30 milionë lekësh për drejtimin e koalicionit në dy vite.
Lapaj: Ne kemi bërë fushatë në të gjithë Shqipërinë, ka qenë Endri Shabani që ka bërë fushatë në tiranë, mund të kishte marrë shumë më shumë vota, por halli i vet.
Na ka kërkuar të garojë për Bashkinë e Tiranës dhe i kam thënë mendoje mirë dhe nëse vendos do të mbështes. Ka kërkuar drejtimin e koalicionit dy vitet e ardhshme dhe 30 milionë lekë në vit si drejtues koalicioni. I kam thënë që nëse koalicioni vazhdon, do funksionojë me lekët që sjell KQZ. këto kanë qenë kërkesa të bëra gjatë muajit të kaluar dhe i kam thënë: të përfundojmë marrëveshjen e parë të bërë. Për këto kërkesa nuk i është thënë “Jo”.
Ai i bëri thirrje Shabanit që të komunikojnë në lidhje me këtë përplasje.
Lapaj: Zoti Shabani nuk është një koleg politik për mua, është një shok që po shkakton një dëm shumë të madh me këtë lloj sjellje bashkë me dajën e vet. Kjo më trishton. Shabani duhet të vijë këtu dhe ne t’i japim Shqipërisë angazhimin që kemi marrë përsipër. Kordhoni i ka paraqitur një kërkesë për të kandiduar, ato kanë firma të ndryshme, nëse duan të zbatojnë marrëveshjen.
Shabani duhet të vijë këtu dhe ne ti japim Shqipërisë angazhimin që kemi marrë përsipër, listat e hapura. Shabani të vijë sot dhe unë jam gati të jap dorëheqjen dhe mandatin ta marrë Kleana Xhuveli.