Lapaj ‘sfidë’ Shabanit: Të japim dorëheqjen dhe mandati t’i kaloj Greta Ambelit!

22 Korrik 2025, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Adriatik Lapaj

Në një konferencë për shtyp, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes tij dhe Endrit Shabanit të Nismës Thurje, për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni në zgjedhjet e 11 majit.

Lapaj deklaroi se ekziston një marrëveshje e shkruar mes palëve, sipas së cilës mandati duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur.

Duke qenë se ai rezultoi i pari në renditje, Lapaj tha se kishte propozuar që ai, Shabani dhe Pano Soko të tërhiqeshin në mënyrë që mandati t’i kalonte zonjës Greta Ambelit, gruaja më e votuar e koalicionit në Tiranë.

Kam pritur zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por kur u informova se një nga kandidatët e zotit Shabani u tërhoq nga ky zotim, u bë e qartë se marrëveshja nuk po respektohej,” tha Lapaj.

Ai shtoi se koalicioni kishte hyrë në zgjedhje me një premtim të qartë ndaj qytetarëve: se mandati do t’i kalonte kandidatit më të votuar.

“Ligji elektoral i padrejtë na detyroi të përdorim këtë mënyrë për të djegur listat e mbyllura. Më vjen keq që ky zotim tani po shkelen,” u shpreh ai.

Në fund, Lapaj e sfidoi publikisht Endrit Shabanin: “Të vijmë bashkë dhe të japim dorëheqjen, që mandati t’i kalojë më të votuarës së listës, zonjës Greta Ambeli. Zoti Shabani kërkon që mandati të shkojë tek ai, jo tek më e votuara e ‘Shqipëria Bëhet’. Kjo nuk është ajo për të cilën i kërkuam besimin qytetarëve.”


Video