Rama mbledh sot deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

21 Korrik 2025, 17:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledh pasditen e sotme në orën 18:30 deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë.

Kryeministri u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve të verës dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë dhe të bashkërendojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre.

Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t'u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t'i raportojnë ato tek kreu i qeverisë.

Takimi do të zhvillohet në një nga hotelet e kryeqytetit.


Video