Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë nga Kushtetuesja, Manjani: Me këtë vendim Veliaj është ende kryetar

9 Tetor 2025, 23:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj dhe Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë, thotë se me këtë vendim, Erion Veliaj është ende kryebashkiak i kryeqytetit.

Manjani thotë se ky vendim pezullon automatikisht përgatitjen administrative të zgjedhjeve.

“Po, është ende kryetar Erion Veliaj, derisa ta japë vendimin Gjykata Kushtetuese nëse pranon shkarkimin e tij. Se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese është temë tjetër, nuk dua të hyj në botën e spekulimeve, pa dyshim që kemi të gjithë një opinion.

Pasoja është kjo, me pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë ka marrë automatikisht fuqi ligji 115 i Kushtetutës. Qeveria dhe Presidenti me vendimin e tyre janë të pezulluar.

Procesi i gjykimit është çliruar nga presioni se po bëhen zgjedhje. Ky pezullim ngrin çdo gjë në përgatitjen administrative të zgjedhjeve. Nëse thuhet se është i drejtë, atëherë Presidenti bën një dekret të ri për zgjedhje në një datë tjetër nga 31 tetori”, tha Manjani në Euronews Albania.


Video