Florjan Binaj thumbon Manastirliun: Ia ka dedikuar gjithë jetën Edi Ramës (dhe ka një ftesë për të)

9 Tetor 2025, 23:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Florjan Binaj

Florjan Binaj, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës ka thumbuar rivalen e tij socialiste, Ogerta Manastirliun.

Aktori dhe moderatori i njohur tha se Manastirliu ia ka dedikuar gjithë jetën Edi Ramës.

“Zonja Manastriliu ia ka dedikuar gjithë jetën e saj kreut të PS, Edi Rama”, tha Binaj.

I pyetur nga Grida Duma se përse ai është i mirë se kundërshtarja e tij nga kampi i PS, Ogerta Manastirliu, ai u përgjigj:

“Besoj se të gjithë ne në fund të ditës nuk jemi ajo çfarë themi por ajo që bëjmë, gjithsekush që na sheh dhe që do votojë, do dijë ta ndajë në peshore”.

Më tej shtoi se do të dëshironte që të kishte një debat qytetar televiziv me Manastirliun.

“Unë si kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, jam i gatshëm të bëjmë një debat qytetar me zonjën Manastirliun”, tha Binaj.

 

 


Video