Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tre deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë përjashtuar pas incidenteve në seancën e fundit plenare në Kuvend.
Deputetët e përjashtuar janë Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj. Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin e tyre nga Kuvendi me 10 ditë, pasi në seancë e së enjtes hodhën tymuese brenda sallës.
Më herët janë përjashtuar edhe deputetët e tjetër opozitarë Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Albana Vokshi për shkak të incidenteve të shkaktuara në Kuvend.