PD: Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit!

12 July 2025, 12:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PD: Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit!

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka kërkuar që qeveria të bëjë publike shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit.

Sipas saj, Kryeministri ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke shtuar se “ka zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR”.

“Ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë”, deklaroi Vangjeli.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR (sipas pamjeve të publikuara nga mediat).

Ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë.

Në 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për KM e RSH.

Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air  Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin

Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas  pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania.

Sipas mediave, e pyetur nga BIRN,  Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se: “Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse”.

Qytetarët shqiptarë në fakt meritojnë përgjigje të qarta lidhur me:

Kujtojmë se SPAK-ut është me dije, lidhur me shpenzimet për udhëtime me charter të KM – në një total prej rreth 21 milionë eurosh – por organi i akuzës vijon të heshtë.

Shqipëria nuk mund të ecë përpara me standarde të dyfishta dhe abuzime të pandëshkuara.

Ftojmë mediat, opinionin publik dhe institucionet e drejtësisë të trajtojnë me seriozitet këtë çështje dhe të kërkojnë përgjegjësi të plotë.


Video