
Partia Demokratike ka dalë kundër ndryshimeve në ligjin për barazinë gjinore dhe ka depozituar në Kuvend një projektligj për të njohur në Shqipëri vetëm dy gjini, femër dhe mashkull.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Tritan Shehu, thekson se nisma e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për barazinë gjinore duke njohur edhe gjini të tjera, sipas tij, hedh në erë thelbin e jetës dhe shoqërisë.
“Jemi përballë një tentative tinëzare të Ramës & Co, që nëpërmjet një ligji për “barazinë gjinore” të sjellë në Kuvend, kërkojnë të “hedhin në erë” thelbin e jetës, shoqërisë, familjes, konceptin e dy gjinive, mashkull e femër”, shkruan ai.
Sipas Shehut, ligj i rilindjes çon në njohjen e dhjetëra gjinive duke futur konceptet LGBT, trans, gay etj, që ngatërrojnë qëllimshëm gjininë me orientimin seksual, për të goditur themelet e shoqërisë dhe familjes.
Ndër të tjera ai rendit se ligji i rilindjes i hap rrugë termit “gjinia e përkatësia e shumëfishtë”, identiteteve të shumta, si jo gjinor (non binary), transgjinor, gjinor fluid, rrezikon fëmijët pasi legalizon politikat “gender” shkatërruese dhe godasin konceptin “burrë”, “grua”, “nënë” dhe “baba”.
Reagmi i Shehut:
Shoqeria njerezore, egzistenca e saj, familja, qe bazohen mbi dy gjini Mashkull e Femer, rrezikohen seriozisht!
Sot Grupi parlamentar i PD dorezoi ne Kryesine e Kuvendit perseri projekt Ligjin:
“Per nje shtese ne ligjin nr.10129, date 11.5.2009 Per gjendjen civile, i ndryshuar”.
Kjo inisiative ligjevenese ka per qellim te percaktoje qarte e pa lekundje qe ne Shqiperi njihen vetem dy gjini, Mashkull e Femer, te percaktuara qe ne lindje.
Theksoj se ne Janar u dorezua per here te pare kjo kerkese, por qe ndesh me Kushtetuten, Rregulloren nuk u perfshi ne punimet e Kuvendit nga maxhoranca.
Tashme po riperseritet, duke marre kjo nje rendesi te vecante.
Sepse aktualisht jemi perballe nje tentative tinzare te Rames & Co, qe nepermjet nje ligji per “barazine gjinore” te sjelle ne Kuvend, kerkojne te “hedhin ne ere” thelbin e Jetes, Shoqerise, Familjes, konceptin e dy gjinive, Mashkull e Femer.
Ai ligj i Rilindjes con ne njohjen e dhjetra gjinive duke:
1-Futur konceptet LGBT, trans, gay etj, qe ngaterrojne qellimshem gjinine me orientimin seksual, per te goditur themelet e shoqerise e familjes.
2-I hapur rruge termit “Gjinia e perkatesia e shumefishte” per te goditur konceptin jetik te shoqerise e cdo specie, mashkull e femer.
3-Kaluar keshtu tek identitete te shumta, si jo gjinor (non binary), transgjinor, gjinor fluid etj etj, si pjese e shoqerise homo, trans, “woke” etj!
4-Rrezikuar edhe femijet sepse legalizon politikat “gender” shkaterruese, qe sot kerkohen te futen ne shkolla nga grupet LGBT etj.
5-Goditur keshtu konceptin nje Burre e nje Grua te familjes, per te shkuar te familjet gay, trans, fluid etj.
6-Eliminuar emrat e shenjte Nene e Baba e zevendesuar ato me shprehjet numerike Prindi 1,2,3…
Shoqeria shqiptare, vlerat e saj, familja jone, femijet, jane perballe nje tentative djallezore te kesaj Rilindje…
Qe duhet ndaluar per te miren e te gjitheve.
Projekt Ligji i dorezuar nga ne sot, e bllokon kete shkaterrim te vlerave!