Këshilltarja e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali foli në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt. Zhulali tha ishin socialistët ata që nuk e lejuan Veliajn të merrte pjesë në mbledhje.
Sipas saj, vendimi për shkarkimin e tij është i paplotë, pasi sipas saj Veliaj duhet të ishte shkarkuar për "shpërdorim detyre", kohë më parë.
Kryetarja e Këshillit, Megi Fino i ndërpreu fjalën duke thënë se është jashtë objektit.
"Erion Veliaj provoi sot shijen e gjellës që ka gatuar vetë. Ai duhet të ishte sot këtu, por ju nuk e lejuat. Nëse na sheh nga burgu e përshëndesim. Vendimi që keni sjellë është i paplotë, pasi ai duhet të ishte shkarkuar për shkelje të rënda në detyrë. Për mbetjet, për dosjen “5D”, nuk ju mjafton që janë me miliona euro të vjedhura. Unë i bëj shumë të fala Erion Velisë nga familjet e “5 Majit” nga banorët e “Astirit”, nga Ardit Gjoklaj, nga të gjitha bizneset e Tiranës që i zhvasin njëri pas tjetrit të gjithë drejtorët që vijnë pas Veliajt.", tha ndër të tjera Zhulali.