Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë. Ja kush e merr mandatin

23 September 2025, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë,
Tom Doshi

Pas dorëheqjes se dy deputetëve të PSD në qarkun Shkodër, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, në listën e këtij subjekti kanë filluar dorëheqjet edhe nga marrja e mandatit.

Deri tani nuk kanë pranuar 4 kandidatë, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur.

Nga e drejta e marrjes së mandatit kanë hequr dorë, Migena Kallacej, Osman Teta, Bledar Mezini dhe Suada Kopshti.

Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur.

Momentalisht mandati u takon Besnik Brahimit dhe Gledis Çelikut.


Video