Media amerikane Washington Post ka publikuar një editorial në lidhje me ministren e re të kabinetit Rama 4, Diella.
“Hape rrugën Doge! Presidenti Donald Trump krijoi në mënyrë të bujshme agjencinë e Shtëpisë së Bardhë që përdor teknologjinë për të përmirësuar qeverinë. Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka tejkaluar Trumpin, ka emëruar një robot me inteligjencë artificiale në kabinetin e tij”, nis editoriali.
“Sigurisht, emërimi i Diellës si "ministre" është një marifet. Kushtetuta e Shqipërisë kërkon që anëtarët e kabinetit të jenë qenie njerëzore; Qeveria shqiptare ka pasur vështirësi me teknologjinë në të kaluarën. Në vitin 2022, shërbimet qeveritare u paralizuan për javë të tëra nga një sulm kibernetik masiv iranian që Rama e krahasoi me një fushatë bombardimi. A do ta shtynte NATO-n të zbatonte dispozitën e mbrojtjes së ndërsjelltë nëse një sulm kibernetik "vret" një ministër të qeverisë Rama?”, pyet Washington Post.
Megjithëse Diella nuk mund të jetë realisht ministre, përpjekja për të përfshirë inteligjencën artificiale shihet në artikull si një nxitje për inovacion në qeverisje.
Ndërkohë që SHBA-të vonojnë në adaptimin e AI-së dhe Kina po ecën me hapa të shpejtë, artikulli vlerëson Shqipërinë për guximin për të eksperimentuar me diçka të re.
“Janë ditët e para në epokën e IA-së. Por në botën e burokracisë qeveritare që nuk i kushton vëmendje rrezikut, Shqipëria meriton lavdërime për përpjekjen e diçkaje të re”, e mbyll shkrimin Washington Post./VoxNews