Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, kush janë miqtë e Veliajt që mungojnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

23 September 2025, 17:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, kush janë miqtë e
Këshilli Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka nisur mbledhjen, ashtu siç ishte parashikuar, për të diskutuar për shkarkimin e Erion Veliajt.

Që në nisje të saj, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, tha se vendimmarrja për shkarkimin Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut.

“Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur. Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projekt-vendimin për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj”, tha Fino.

Këshilltarja e PD, Ilda Zhulali tha se PS nuk e lejoi Veliaj të merrte pjesë në mbledhje, ndërsa hodhi akuza ndaj kryebashkiakut i cili sipas saj duhet te ishte shkarkuar që në 2023.

Në mbledhje mungojnë 4 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka. Këta të dy fundit cilësohen edhe si miqtë e Erion Veliajt.

Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.

 


Video