Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit

8 Korrik 2025, 17:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama ne Fier

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me zyrtarët e Bashkisë Fier.

Ky takim u mbajt në kuadër të procesit për lirimin e hapësirave publike.

Mësohet se kryeministri ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Fierit.

Dorëheqja e të gjithë drejtuesve të bashkisë do të bëhet në grup, por shkarkimet do të varen nga performanca individuale e secilit.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike dhe gjendjen e pastërtisë në qytet, duke theksuar se këto janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe veprime të menjëhershme.

Rama është shprehur se vota e qytetarëve duhet të përthehet në respekt për ta.


Video