Ish-ministri Arben Malaj thotë se rritja e emigracionit dhe ulja e numrit të lindjeve është një plagë e rëndë për shoqërinë shqiptare, e cila është reflektuar qartë edhe në nisjen e këtij viti të ri shkollor, ku në shkollat 9 vjeçare ka një rënie të fortë të fëmijëve që regjistrohen në klasën e parë.
Arben Malaj i referohet shifrave të INSTAT, se nga viti 2014 deri në vitin 2024, numri i fëmijëve në ciklin 9-vjeçar ka pësuar rënie me 34.5%, ose 125 mijë më pak.
Megjithatë, ish-ministri thekson se sado që të robotizohet jeta e përditshme për shkak të përafrimit me teknologjinë, sërish zhvillimi i shoqërisë është i kushtëzuar nga kapitali human. Zgjidhja thotë Malaj, është përfshirja e natyrshme e diasporës në sfidat e vendit.
"Suksese cdo nxenesi qe fillon vitin e ri shkollore, stafeve mesimdhenese dhe familjeve te nxenesve si nje faktor shume I rendesishem! Mirearsimimi dhe edukimi do te percaktoj te ardhmen e kombit tone.
Renia kaq e madhe e numrit te nxenesve per shkak te emigracionit dhe renies se lindjeve eshte nje plage e rende per te ardhmen. Sado qe te robotizohet jeta jone e perditshme, serish vendet do te kushtezohen ne zhvillimin e tyre nga produktiviteti I kapitalit human.
Zgjidhja per te mbushur kete deficit demografik do te jete perfshirja sa me e natyrshme e diaspores ne sfidat tona shoqerore ekonomike dhe politike dhe se dyti krijimi dhe respektimi I nje shoqerie multikulturore dhe multietnike", shkruan Arben Malaj, ish-ministër.