Partia Demokratike mbledh për herë të parë drejtuesit e rinj politikë

8 September 2024, 16:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partia Demokratike mbledh për herë të parë drejtuesit e rinj
Selia e PD

Pak ditë pasi u caktuan në mbledhjen e kryesisë, 12 drejtuesit politik të Partisë Demokratike do të mblidhen sot në seli.

Gjatë takimit, kryetari i PD, Sali Berisha nga arresti i shtëpisë do të mbajë edhe fjalën e tij nëpërmjet një video konferencë siç ka bërë edhe më parë.

"Në orën 17.00 në selinë e PD, salla "Pjetër Arbnori" do të zhvillohet takim me drejtuesit politikë të PD ku do të ketë fjalën e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha" njofton PD.

Lista e drejtuesve politikë të PD-së:

Tiranë - Belind Këlliçi

Durrës -Oerd Bylykbashi

Lezhë - Agron Gjekmarkaj

Shkodër - Luan Baçi

Fier - Gazment Bardhi

Kukës - Flamur Hoxha

Dibër - Xhelal Mziu

Elbasan - Ervin Salianji

Korçë - Ivi Kaso

Berat - Eno Bozdo

Vlorë - Bujar Leskaj

Gjirokastër - Tritan Shehu

 


Video