Kryeministri Edi Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997.
Rama tha se i vetmi ndryshim është se në atë kohë e gjithë Shqipëria ra në humnerën ku ishte kjo parti, ndërsa tani në humnerë do të jetë vetëm kjo parti.
Sipas Kryeministrit, kjo është ajo që vetë kjo parti ka vendosur dhe ka zgjedhur të bëjë.
Rama tha se ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme, ndaj edhe pagat janë sot pakrahasimisht më të larta, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat.
Ai tha se pagat i rrit rritja ekonomisë, i rrisin reformat, dhe jo menaxhimi aventurier.
Rama: Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni mend. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv vetëm i asaj partie.
Disa thonë se Shqipëria sot është vend pa të ardhme dhe pa mundësi për të mbajtur frymën gjallë. Pa të ardhme dhe me borxhe Shqipëria ishte kur populli i largoi ata që e thonin.
PD në 1997 ka marrë 336.167 vota dhe 25 mandate përballë 690.003 votave dhe 101 mandateve të Partisë Socialiste.