“O lëtyrë, o ditëzi, o zari i Bashës”, plas keq sherri mes Bushatit dhe Mërtirit në studio: I vetmi gazetar që ka vilë këtu je ti

11 February 2022, 10:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“O lëtyrë, o ditëzi, o zari i Bashës”, plas keq
Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri

Analistët Andi Bushati dhe Ergys Mërtirit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” janë “përplasur” me njëri-tjetrin, ku debati degradoi deri në ofendime personale.

I gjithë debati filloi pasi Mërtiri nuk po binte dakort me Bushatin, lidhur me bashkimin e votave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut. Bushati e akuzoi Mërtirin si “zarin e Bashës”, ndërsa analisti e akuzoi gazetarin si mbështetësin e Berishës.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Ti je gazetar me vilë këtu dhe mos më trego mua fytyrën

Mërtiri: Më tregon mua ti lëtyrën? Nëqoftëse ka çështje fytyrë këtu Bushat…më vjen keq por….

Bushati:Shko merr ndonjë lek të parkimi i PD, merr ndonjë lek aty o ditëzi

Bushati: O zari i Bashës je i neveritshëm

Mërtiri: O Bushat ne e dimë shumë mirë që ti merr lekë nga “Foltorja” dhe unë nuk ta them këtë se nuk bie në nivelin tënd. Ti je zari i Berishës o Bushat dhe hiqesh sikur je kundërshtari i Berishës

Bushati: Ik merr ndonjë lekë për t’u larë, merr ndonjë lekë për shampo, nga ato lekët që merr përdori edhe për shampo  


Video