Berisha kundër zgjatjes së vetingut: Sot u pa versioni më i shëmtuar i opozitës fasadë

10 February 2022, 23:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha kundër zgjatjes së vetingut: Sot u pa versioni më i

Opozita bashkoi sot votat me mazhorancën dhe së bashku miratuan ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vetingut deri në datën 31 dhjetor të vitit 2024.

Por ky vendimi është kritikuar “Komisioni i Rithemelimit të PD” që në këtë mënyrë ka dalë kundër zgjatjes së të institucioneve të Vetingut, ndërsa ka përfituar për të sulmuar edhe Lulzim Bashën.

Komisioni i Rithemelimit të PD shprehet se e gjithë kjo nxorri në pah se “paterica e vërtetë e Edi Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij Lulzim Brava!”.

Sipas Komisionit të Rithemelimit të PD-së, “ky projekt futi drejtësinë shqiptare në kolaps të rëndë, krijoi një stok prej 115 mijë dosjesh gjyqësore dhe u mohoi shqiptarëve të drejtën themelore për një proces gjyqësor të drejtë.

Sot më shumë se kurrë shqiptarët dhe demokratët panë se si në shpërfillje të plotë të rregullave për ndryshimet kushtetuese Lulzim Brava votoi sot zgjatjen e vettingut, të cilin ai më parë e quante si “Projektin Mafioz të Reformës në Drejtësi”.

Edi Rama nuk i dha asnjë shans pengut Basha përveçse të mbyllte gojën dhe si një qenie pa dinjitet, të ngrinte kartonin për të zgjatur mandatin e familjarëve të ministrave të Partisë Socialiste në organet e vetingut.

Ky projekt futi drejtësinë shqiptare në kolaps të rëndë, krijoi një stok prej 115 mijë dosjesh gjyqësore dhe u mohoi shqiptarëve të drejtën themelore për një proces gjyqësor të drejtë, bllokoi proçesin e integrimit, shndërroi Shqipërinë në epiqendër të trafiqeve drejt Europës dhe bllokoi investimet e huaja.

Sot në parlament shqiptarët dhe demokratët panë versionin më të shëmtuar të një opozite fasadë, të marrë peng nga pushteti, e cila në diktatin e Edi Ramës detyrohet t’i thotë pengmarresit dajë dhe t’i sigurojë atij votat për kapjen e plotë dhe përfundimtare të sistemit të drejtësisë.

Sot të gjithë u bëmë dëshmitarë se paterica e vërtet e Edi Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij Lulzim Brava”, shprehet Komisioni i Rithemelimit të PD-së në një deklaratë në faqen zyrtare në Facebook.

 

“Partia Demokratike e bashkuar me aleatët e saj në Shtëpinë e Lirisë u bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe demokratëve që në 6 Mars të bashkohemi jo thjesht dhe vetëm për të zgjedhur kandidatin më të mirë, por për ti dhënë fund narkoshtetit të Edi Ramës dhe opozitës fasadë të regjimit të tij, që ka vetëm logon dhe fytyrën e Lulzim Bashës”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

 


Video