
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ajo që PS ka bërë për Drejtësinë në këto pak vite është e paprecedentë, jo në historinë e vendit tonë, por është e paprecedentë në tërësi.
Rama deklaroi se sot ka dy Parti Demokratike dhe PS nuk negocion me asnjë prej PD-ve.
Pyetjes se çfarë i dha opozitës për të marrë votën e saj për zgjatjen e vetingut, Rama iu përgjigj me ironi: “Arra me mjaltë”.
“Çdo gjë që bashkon është diçka pozitive. Arsyet: si, qysh, tek nuk kanë rëndësi përpara faktit që ne sot kemi zgjatjen e mandatit për një proces që ka qenë një proces i dhimbshëm, një proces i vështirë, një proces i vështirë me pjesët e veta pozitive dhe elementët e saj problematikë.
Atyre që thonë: ua, si, qysh, tek, pse, jo, drejtësia aty, drejtësia këtu ju them që në Shqipëri nuk ka pasur drejtësi kurrë. Proces pastrimi të një llumi të madh në një vend që s’ka pasur drejtësi kurrë si në vendet që i shikojmë me zili.
Çfarë i dhamë? Arra me mjaltë…
Ne nuk bindëm asnjë. Ne shkuam për të votuar. Ka dy Parti demokratike. Ne nuk negociojmë me asnjërën prej tyre. Me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi sot ndryshimet Kushtetuese për të zgjatur mandatin e organeve të vetingut.
Këtë vendim e kanë përshëndetur edhe selitë diplomatike në Tiranë, të cilët kanë bërë shpesh thirrje për votimin e këtyre ndryshimeve. Ambasadat e SHBA, BE, Gjermanisë dhe OSBE shprehen se këto ndryshime janë një hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe integrimin evropian”, tha Rama.