Numërohen mbi 20 përqind e votave, ja si mund ndahen mandatet me rezultatet e deritanishme

12 Maj 2025, 07:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet 2025

12 orë nga mbyllja e procesit të votimit janë numëruar më shumë se 20 përqind e kutive të votimit.

Deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar votat në 1273 kuti nga 5225 në total.

Ndërkohë, edhe pse mund të ketë ndryshime të shumta, duke qenë se ka edhe shumë kuti për t’u hapur, PS-ja me 53% të votave mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike, 53% të votave 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 3% të votave 1 mandat, PSD 4% të votave 3 mandate, Mundësia 3% të votave 1 mandat dhe Bashkë 1% të votave 1 mandat.

 


Video