
Numërimi i votave ka nisur në të gjithë Shqipërinë dhe ka ecur me ritme të kënaqshme në disa prej qarqeve kryesore. Sipas të dhënave më të fundit, të atashuara në faqen e KQZ-së, rezulton se deri deri tani janë numëruar 1273 nga 5225 qendra votimit në total.
Partia Socialiste kryeson në rang vendi, pasi ka grumbulluar deri më tani 169063 vota (53.00%), përkundrejt 108623 votave (34.06%) që ka arritur të marrë koalicioni i Partisë Demokratike.
Forcë e tretë në rang vendi është Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi. PSD deri më tani ka marrë 12028 vota, ose 3.77 përqind.
Nuk mbetet shumë larg tyre koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet, të cilët kanë marrë 11036 vota (3.46%).
Në vendin e pestë në renditje në rang kombëtar është Partia Mundësia me 8417 vota, ose 2.74% e tyre.