Nuk përmbahet Berisha: Pështyjeni në surrat Altin Dumanin, kriminelin lëpirës të kockave që i hedh Rama

21 June 2024, 20:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk përmbahet Berisha: Pështyjeni në surrat Altin Dumanin,
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në një lumë ofendimesh të rënda ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie me akuzat e pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, u ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK-ut të mos i binden urdhrave të Dumanit.

Por duket se këtë herë fjalori i Berishës ka kaluar çdo cak, teksa përveç se “kriminel” dhe “pengmarrës” iu është drejtuar punonjësve të SPAK-ut duke u thënë ta “pështyjnë në surrat” Dumanin.

Dumani, vetëm një ditë më parë mbylli një takim me të dërguarin e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit, ku mori edhe njëherë mbështetjen e plotë të SHBA për goditjen e korrupsionit dhe luftimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Pjesë nga deklarata e ashpër e Berishës:

Nga Dumanë dhe Zamanë, kriminelë pengmarrës, që nuk kanë ligj as Kushtetutë.

Që qëndron në detyrë vetëm me peqe lepe, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit të tij.

I bëj thirrje çdo punonjësi të atij institucioni të pështyjë në surrat Altin Dumanin, që nuk ka nder, nuk ka Kushtetutë, por është një lëpirës që lëpin kockat që i hedh Edi Rama dhe zbaton urdhrat e tij.

U bëj thirrje prokurorëve, u bëj thirrje hetuesve, mos zbatoni urdhrat të një krimineli kushtetues. Të një njeriu që nuk ka marrë votat, po vetëm me peqe lepe qëndron aty dhe mendon se është prokurori i të huajve dhe jo i shqiptarëve.

Është një mercenar i Edi Ramës, i mafies ndërkombëtare.


Video